Izairi nuk i beson aplikacionit ”Moj Vozduh”,Jovanovski gabimin e gjen te Ministria

 

Mobil aplikacioni  ” Moj vozduh” nëpërmjet të cilit qytetarët mund të informohen  se cfarë ajri thithin në moment të caktuar.Sipas ministrit të ambientit jetësor Nurhan Izairi  ky aplikacion nuk jep të dhëna të sakta.Ai  gjykon se  qytetarët duhet të informohen nga faqja e Ministrisë, sepse atje janë të dhënat e sakta .

”Me këto  aplikacione mobile njerëzit  duhet realisht të informohen, dhe nuk duhet  jepen informata të gabuara. Informacionet që ne i japim, i japim sipas direktivave të Unionit Europjan. Duhet të shohim pse kishte të dhëna jo të sakta   dhe ku qëndronte problemi” deklaroi Izairi në preskonferencën e sotme, me rastion e raportit vjetor të punëve të kryera.Me këtë rast ai tha se përgjegjësit e aplikacionit janë të thirur në takim, në të cilin do të shofin se ku qëndron problemi. Ndëkaq krijuesi kryesor i aplikacionit ”Moj Vozduh” Gorjan Jovanovski nuk pajtohet me deklaratën e Ministrit Izairi, i vërteton se të dhënat që aplikacioni paraqet merren nga serverat  e Ministrisë dhe se ai nuk ka patur kurfar thirje për takim. Nëse ka ndonjë gabim, a i është te ata(ministria), te ne mund vetëm të mungoj ndonjë e dhënë ose të vonohet, dhe jo të jetë i ndryshëm. Kemi probleme me vonesë deri në një orë, por kjo tani më është e zgjidhur deklaroi Jovanovski për radio MOF.Ai thotë se para dy javëve me vetëdëshirë ka qenë në Ministri për të biseduar  me përgjegjësit për probleme të serverëve, por ministri nuk ka qenë i pranishëm (sigurisht  ka qenë një kampanjë parazgjedhore –shënim i fol,mk)Sipas Jovanovskit, pas protestës kundër ndotjes përpara qeverisë, aplikacioni ka qenë cak i sulmeve nga 200 000 qasjet normale brenda një ore ato  janë shtuar ndjeshëm në më tepër se 9 milion. Në këtë protestë më tepër se 20  organizata, i dërguan ultimatum ministrisë që deri më 15 janar të ndërmar masa konkrete, në të kundërtën do të ketë bllokada dhe dhe protesta në qyetet e ndotura. Dy ditë para afatit, Izairi deklaron se në bashkëpunim me qeverinë  punohet intenzivisht për përmirësimin  e  ajrit në shtet.”Unë  nuk dijë që dikusht të na ketë propozuar masa. Atë që lexova në mediume,ato propozime i kishin lexuar shumica në veb faqen tonë. Ato masa  tani më disa herë i kemi ndërmarë. Ne propozuam edhe vitin e kaluar masa për komunat, kuptohet edhe te qeveria. Disa nga ata masa janë të pranuara edhe nga qeveria, ndërsa disa masa plotësuese janë pranuar edhe nga komunat. Disa nga ata përshkak të arsyeve  të tyre që sqaruan  nuk janë pranuar” u përgjigj pyetjeve të radio MOF. Ministri informoi se në nëntor të 2015, kanë siguruar edhe pajisje rezervë që do të përdoren për servisim dhe riparim të shumë instrumenteve  në stacionet monitoruese në lartësi prej 126000 eurove. Në dhjetor dhe kgjatë këtij muaji pritet edhe dërgimi i tyre. Në ministri pohojnë se kapmanja e filluar me të cilën do të matet koncentrimi  grimcave kancerogjene PM10 në Shkup dhe Tetovë, me ndihmën e pajisjeve mobile. Matjet duhet të kryhen në peridhë  gjashtë mujore, me marrjen e mostrave cdo të tretën ditë, të cilat më vonë do tu nënshtrohen analizave kimike.Në Tetovë kjo matje ka filluar nga 1 tetori i vitit 2015, në një vend matës dhe do të zgajs 4 muaj, nga ku mostrat e marra  do të përcaktohet kocentracioni  i metaleve të rrënda. Rezultatet nga këto matje  priten të jenë të  gatshme  ka fundi i muajit prill. Në qytetet tjera këto matje do të kryhen vetëm sipas nevojave

nurko