Labinot Gashi, për herë të parë ka treguar arsyen e vërtetë se pse është larguar nga “Rtv 21”. Ishte paga e ulët që e merrte në këtë televizion, prandaj vendosi që pas 17 vitesh ta braktiste televizionin, që e bëri figurë të njohur.

“1 kafe me Labin” tani do të transmetohet në “KTV” dhe është krejt e natyrshme, që publiku të mendon se ky televizion i ka ofruar pagë më të madhe moderatorit.

Në të vërtet, moderatori është ai që i ka ofruar emisionin e tij televizionit në fjalë, ndërkaq Kohavision – thjeshtë hapësirën transmetuese.

Për më tepër është Labi ai që do t’i gjejë sponsorët, nga të cilët në një përqindje do të fitojë edhe televizioni në fjalë, shkruan Kosovarja.

Pra, fitimet e reja të Labit varen krejt nga reklamat dhe jo nga epror