Nënat të cilat kanë probleme që të ushqejnë fëmijët e tyre me gji, mund të përfitojnë nga ngrohja e thimthave, është thënë në një studim të ri.

Ndryshimi në temperaturën e gjinjve të nënës dhe buzëve të fëmijës, i ndihmon fëmijët që të orientohen drejt gjinjve për t’u ushqyer.

I ashtuquajturi “identifikim termik në mes të nënës dhe fëmijës”, mendohet të jetë një formë komunikimi për foshnjat, përmes të cilit ato orientohen për të thithur qumështin nga gjiri i nënës.

Ndërsa studime të mëparshme kanë treguar që foshnjat mund të kenë probleme me të ushqyerit me gji, në qoftë se thimthat janë shumë të mëdha.