Shtatë vjeçarja, Abed al-Banna nga Aleppo, llogaria e së cilës në Twitter ishte në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit në Siri është evakuuar në mënyrë të sigurt nga qyteti, shkruajnë mediat turke.

Këtë mëngjes Abed Bana u shpëtua nga Alepo me familjen e saj. Kjo u mirëprit ngrohtësisht nga “Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH) në Twitter, transmeton lajmi.net.

Pretendohet se vajza më shumë gjasa do të transferohet në një kamp refugjatësh në provincën e Idlib.

Të paktën 15.000 fëmijë janë në mesin e 300.000 njerëzve të vrarë në luftën pesëvjeçar në Siri, thotë AFP. /Lajmi.net/