DASHI
21 Mars – 20 Prill

Këtë javë çdo gjë do jetë ndryshe në jetën tuaj në çift, por e rëndësishme është që emocionet kanë për të qenë sërish të forta. Do bëni gjithçka që të mundeni për më shumë harmoni dhe begati në lidhjen tuaj. Marsi dhe Dielli do bëhen bashkë për t’iu krijuar mundësitë e duhura beqarëve. Edhe për ta do ndryshojnë shumë gjëra duke filluar nga e mërkura. Me financat do jeni realistë dhe do tregoheni gjithë kohës të kujdesshëm. Sektori i shëndetit do vazhdojë të mbetet i mirë. Do keni rezistencë dhe energji me shumicë. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në çdo moment prandaj do keni edhe suksesin e ëndërruar. Në familje nuk do keni aspak probleme.

DEMI

21 Prill – 21 Maj

Të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi për ta qetësuar situatën në çift dhe për të rikthyer harmoninë do japin rezultatet e shumëpritura. Pas të enjtes do futeni në një periudhë shumë më të bukur dhe emocionuese. Për beqarët atmosfera do jetë disi kaotike, kështu që mirë është të presin disa kohë para se të hedhin hapa. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar. Mundohuni të tregoheni ende të kursyer me shpenzimet në mënyrë që të ketë edhe më tepër përmirësime. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nëse kujdeseni pak më shumë për ushqimin, gjendja do jetë akoma më e mirë. Në punë do keni vullnet të hekur dhe shumë vendosmëri. Keni për t’ia dalë mbanë me sukses. Në familje nuk do ketë ndryshime.

BINJAKËT

22 Maj – 21 Qershor

Klima e bashkëpunimit do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Nuk do mërziteni aspak me ato që do iu thotë partneri dhe do toleroni shumë më tepër. Beqarët do preferojnë më shumë argëtimin dhe aventurat kalimtare sesa lidhjet serioze. Mundësitë për të tilla do jenë të pafundme. Me financat tregohuni sa më të matur dhe të duruar sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta mbani gjendjen e qëndrueshme. Shëndeti do jetë i mirë, me përjashtim të ndonjë dhimbje të vogël koke apo stomaku. Në punë do keni suksesin të cilin e keni ëndërruar prej kohësh. Më fatlumët do jenë ata që merren me letërsi dhe gazetari. Jeta familjare do jetë e qetë.

GAFORRJA

22 Qershor – 22 Korrik

Kjo javë do jetë ashtu si nuk do e kishit menduar kurrë. Që nga e hëna e deri në të dielë do përjetoni vetëm kënaqësi dhe lumturi. Partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla. Beqarët do kenë plot mundësi për njohje, por prej tyre mund të lindin vetëm lidhje kalimtare, asgjë më shumë. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla tre ditët e para, ndërkohë që më pas situata do fillojë të normalizohet dalëngadalë. Shëndeti do ketë pak shqetësime. Kujdes më tepër duhet të bëjnë ata që vuajnë nga problemet e zemrës apo të stomakut. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe më seriozë me hapat që do hidhni. Jeta familjare do iu japë vetëm kënaqësi.

LUANI

23 Korrik – 22 Gusht

Dita e hënë nuk do jetë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje, por më vonë gjërat kanë për të ndryshuar. Do jeni më të logjikshëm dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë. Beqarët duhet të jenë plotësisht të bindur kur të hedhin hapa sepse nëse gabojnë kanë për të vuajtur tej mase. Në planin financiar do jetë Plutoni ai që do iu japë mbështetjen më të madhe. Do i rregulloni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni të qetë. Edhe borxhet do arrini t’i shlyeni. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i mirë, por për fat nuk do keni probleme serioze. Mirë është të mos e teproni me medikamentet. Në punë ka mundësi t’iu ofrohet një post i ri, i cili mund t’iu bëjë edhe më të famshëm. Marrëdhënia me familjaret do jetë e begatë.

VIRGJËRESHA

23 Gusht – 23 Shtator

Nëse jeni në një lidhje, kjo javë ka për të qënë e qetë, e qëndrueshme dhe e begatë. Çdo gjë me partnerin do ju ecë ashtu si e kishit ëndërruar. Beqarët do kenë mundësi të takojnë personin ideal me të cilin do fillojnë një lidhje afatgjatë. Gjithçka për ta do jetë më e bukur dhe më emocionuese. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse kryeni shpenzime të konsiderueshme me sy mbyllur, shumë shpejt gjërat do marrin tatëpjetën. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa asnjë lloj problemi. Në punë do bëni disa gjëra njëherësh dhe sërish do ja dilni. Mos ua tregoni të gjithëve sekretin e suksesit tuaj. Shumë shpejt do ju ndodhë edhe diçka gjigande. Jeta familjare do jetë e rrethuar nga gëzimi dhe harmonia.

PESHORJA

24 Shtator – 23 Tetor

Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime shumë të mëdha gjatë kësaj jave. Bëni çdo gjë me kujdes me maturi dhe nuk do lindin aspak mosmarrëveshje me partnerin. Për beqarët nuk do mungojnë aspak takimet, por mos prisni histori dashurie si nëpër përralla. Do kohë që lidhjet që mund të krijoni të bëhen vërtet serioze. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, kështu që duhet të shmangni investimet e mëdha dhe dhëniet e huave. Sektori i shëndetit nuk do ketë asnjë problem. Do ndiheni të qetë si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore. Në punë do ju bëhen disa propozime vërtet interesante të cilat do bëni mirë të mos i refuzoni. Me familjaret çdo gjë do ecë si duhet.

AKREPI

24 Tetor – 22 Nëntor

Këtë javë partneri do ju beje një propozim shumë interesant ju të dashuruarve, por ka rrezik që ju të mos e pranoni. Do jeni me nerva në pjesën më të madhe të kohës. Beqarët do kenë një javë të mbushur me risi dhe emocione të forta. Buxheti nuk do jetë i keq, por duhet të bëni të pamundurën që ta përmirësoni edhe më shumë situatën. Kjo mund të arrihet me kujdes të madh dhe maturi me shpenzimet. Shëndeti herë pas here do jetë tejet delikat sidomos për ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike. Merrni masa dhe bëni vizita tek mjeket specialistë. në punë mos u tregoni të pamatur dhe për asnjë moment mos keni besim të verbër tek kolegët. Jeta familjare do jetë e shkëlqyer.

SHIGJETARI

23 Nëntor – 21 Dhjetor

Venusi, perëndesha e dashurisë do ju mundësojë një javë të jashtëzakonshme ju të dashuruarve. Herë pas here do ndiheni aq mirë saqë nuk do ju besohet se jeni në realitet. Edhe beqarët do kenë një periudhë intensive dhe me takime fantastike. Për ta asgjë nuk do jetë më e njëjtë. Gjëndja e financave do jetë përgjithësisht e mirë. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi dhe shumë shpejt kanë për të ardhur edhe përmirësimet. Shëndeti nuk do jetë shqetësime serioze përveç ndonjë shqetësimi të vogël dhe kalimtar. Në punë do iu jepen detyra të reja, për të cilat do investoni shumë që të arrini majat. Jeta familjare do kaloje disa sfida jo shumë të lehta.

BRICJAPI

22 Dhjetor – 20 Janar

Do dashuroheni pa dorashka gjatë gjithë kësaj jave ju të dashuruarit. Zemra do rrahë fort dhe emocionet do iu pushtojnë në çdo moment. Shumë do ju kenë zili për mirëkuptimin që keni me partnerin. Beqarët do kenë ditët e para disa flirtime të cilat shumë shpejt mund të shndërrohen në diçka me tepër. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi sepse mbështetja e te afërmve do jetë e pakushtëzuar. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë do ketë disa shqetësime të vogla. Mos neglizhoni asgjë, por nga ana tjetër as mos u alarmoni. Në punë do jeni të papërqendruar dhe mund t’iu shpëtojnë disa detaje të rëndësishme. Jeta familjare do jetë e ngrohtë gjithë kohën.

UJORI

21 Janar – 19 Shkurt

Jeta juaj në çift do ketë shumë tronditje dhe probleme gjatë kësaj jave. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe herë pas here do doni të largoheni përgjithmonë. Për beqarët do jetë një periudhë me stimuluesë. Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për takime sepse mund të lindin edhe histori fantastike si ato që keni ëndërruar gjithmonë. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta mbani gjithë kohës nën kontroll. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi mund të ndiheni edhe më energjikë. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me ato që do arrini. Mirë është që të mos teprohet asnjëherë me sakrificat. familja do jetë gjithë kohës e qetë.

PESHQIT

20 Shkurt – 20 Mars

Këtë javë nuk do keni as probleme shumë të mëdha dhe as çaste shumë të lumtura. Në tërësi gjithçka do jetë normale. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të dalin me personat që do i ftojnë sepse më pas askush nuk do i detyrojë të bëjnë një zgjedhje. Ka mundësi që këtë javë të ketë ndryshime në jetën e tyre. Në planin financiar gjithçka ka për të ecur për mrekulli sepse do ecni gjithmonë me plane dhe largpamësi. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe ndonjë problem të vogël. Pagjumësia dhe lodhja do jenë armiqtë kryesore. Në punë do keni energjinë e duhur për të ecur përpara dhe për të dalë gjithmonë fitimtarë. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.