Fjolla Morina është ndër të paktat artiste që ka pranuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike për të përmirësuar pamjen e saj. Këngëtarja nga Kosova i është nënshtruar një tjetër operacioni, për të cilin foli publikisht.

Megjithatë, ndonëse pranoi se po i nënshtrohej bisturisë, Fjolla nuk kishte zbuluar ende se çfarë kishte përmirësuar këtë herë. Por, më në fund, fansat e këngëtares mund ta dinë… Fjolla ka bërë një ndërhyrje liposucionit, ose e thënë më shqip, thithje e dhjamit nga zonat më problematike të trupit të saj. Por jo vetëm kaq.

Këngëtaren e njohur tashmë do ta shohim si një version i Kim Kardashian, pasi të gjithë dhjamim e larguar nga beli, barku dhe kofshët, Fjolla e ka vendosur në fundshpinë. Nuk e dimë nëse rezultati i ndërhyrjes është i kënaqshëm, por me gjasa do ta zbulojmë shumë shpejt, sapo Fjolla të bëj daljen e saj të parë publike me format e reja.