Reperi i labelit BabaStars, Cozman ka lansuar këngën e tij “Yamborghini”, një këngë kjo plot “kungja” për rivalët e tij në rep
E përpos që ai akuzon rivalët e tij në rep, qartë “kungja” për labelin tjetër OTR, ai ka “kungja” edhe për ish të dashurën e tij Altuna Sejdi – Tuna, e cila u bë nënë para disa dite.
E në këtë këngë Tunës i kushtohet një varg i tërë ku ai i thotë “Gishtin e mesit ja çoi edhe ex’it (lexo: ex-ish e dashura)”.
Kënga është lansuar pa asnjë paralajmërim, ndërkaq ajo është punuar me muzikë dhe tekst të Marshall Jungle, dhe instrumental të Plutos.
Klipi është punuar nga Entermedia.