Sytë mund të tregojnë shumë gjëra lidhur me shpirtin dhe emocionet e njerëzve. Mirëpo ato mund të tregojnë shumë edhe lidhur me shëndetin. Ja disa shenja që tregojnë sytë duke paralajmëruar shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

1‐Byc i përhershëm.

Kur byci nuk largohet pas disa ditësh dhe do të zgjasë gjatë, atëherë kjo tregon probleme me gjëndrat dhjamore. Problemet mund të jenë serioze prandaj bëni mirë të shkoni menjëherë tek mjeku.

2‐Rënia e vetullave.

 Kjo ndodh për shkak të stresit, mangësive ushqimore por edhe problemeve me gjëndrat e roideve. Kjo mund të çojë edhe në humbjen e flokëve nëse sëmundja është akute.

3‐Shikimi i turbullt.

Kalimi i orëve të gjata përpara kompjuterit dhe telefonit shkakton djegie të syve dhe shikim të turbullt. Sot kjo sëmundje njihet në mjekësi me termin “sy të thatë” dhe duhet të konsultoheni me mjekun për mjekimin e duhur.

 4‐Shikimi me njolla ose njolla të verbëta.

 Është e frikshme kur sytë shohin vetëm gjysmën e pamjes dhe ka njolla të errëta ose të sfumuara në të. Shikimi me njolla është i lidhur edhe me dhimbjet e kokës, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun për të kuptuar arsyet pse ndodh kjo.

5‐Sy të fryrë ose zmadhuar. 

Në këtë rast mund të vuani nga sëmundjet e roideve, të cilat janë tepër aktive. Duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

 6‐E bardha e syve bëhet e verdhë.

Kjo tregon se personi vuan nga verdhëza dhe dëmtimi i mëlçisë. Kjo nuk është një simptomë për tu injoruar, por duhet drejtoheni mjekut urgjentisht.