Kohabitacioni nënkupton se duhet së bashku të punojmë në zgjidhjet për të mirën e qytetarëve të cilët na kanë zgjedhur. Zgjidhje të cilat nuk do të kontestohen, dhe nuk do të shkaktojnë pasoja të dëmshme. Zgjidhje jo vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe për gjeneratat e ardhshme. për këtë arsye, jam i përgatitur të kohabitoj për të gjithë ligjet të cilët do ta ndërtojnë personin evropian të Maqedonisë, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij me rastin e shënimit të festës së Ilindenit.

Ivanov theksoi se si deri tani ashtu edhe në të ardhmen merr pjesë në krijimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë dhe kërkoi profesionalizëm dhe përvojë nga diplomatët nga maqedonia.

“Tek unë do të kalojnë vetëm ato propozime për ambasadorë të cilët do t’i përmbushin kriteret për profesionalizëm dhe përvojë. Nga ambasadorët e tanishëm dhe të ardhshëm pres angazhim të fuqishëm në drejtim të realizimit të qëllimeve të vendosura strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Ndërsa ato janë integrimet euro-atlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe transparenca ndaj të gjithë partnerëve qëllimmirë”, theksoi shefi i shtetit.

Ivanov tha se pret avancim të koordinimit midis institucioneve kompetente të obliguar për punë të jashtme, me qëllim që diplomacia e Maqedonisë të flet me një zë të vetëm, të qartë dhe mirë të argumentuar.

“Duhet t’i përforcojmë miqësitë dhe partneritetet ekzistuese dhe të krijojmë të reja në planin bilateral dhe multilateral”, porositi presidenti Ivanov.