Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare e tregues për këtë janë edhe ndjekësit e shumë të artistes në rrjetet sociale. Por, ndonëse këngëtarja ka më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram, shpesh ajo është komentuar negativisht për këtë fakt, teksa supozohet se pëlqimet Enca i ka blerë.

22 vjeçarja u është përgjigjur të gjithë atyre që kanë dyshime për suksesin e saj, ndërsa nuk ka nguruar të sulmojë edhe kolegët që kanë hedhur këto dyshime, për të cilët thotë se nuk krahasohen as me fansat e saj, jo më me vetë atë. Enca ka publikuar në Snapchat profilin e një fanseje të saj, e cila ka plot 250 mijë ndjekës (më shumë se shumica e personazheve shqiptare).

“Nëse dikush ka ende diçka për të thënë për mua, po ju bëj një kujtesë të vogël që ju as nuk mund të krahasoheni me “encatics” (kështu quhen fansat e Encës), jo më me mua. Skuadra ime është e çmendur, ju betohem që janë të gjithë mbretër dhe mbretëresha”, – ka shkruar ajo shumë e lumtur.