Mediet maqedonase e kanë vlerësuar zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov si politikanin më të keq për vitin 2016.

Politikat e ndjekura nga Spasov, vendimet në Ministrinë për Punë dhe Politkë Sociale, dy aksidentet e tij dhe ikja nga policia e shumë procedura dyshimi të cilat ngritën zemërim te opinioni, e kanë bërë atë të vlerësohet si politikani më i keq për vitin që lamë pas, nga kritikët dhe mediumet opozitare.

Spasov dhe makina zyrtare me të cilën shkaktoi disa aksidente, pas çka i iku policisë

Përveç se mbeti pa funksionin e ministrit, gjë që ishte në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, ku ia mori Frosina Remenska nga LSDM, ai edhe në jetën e tij private ka përjetuar momente të papëlqyeshme.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE-ja nuk e ka futur as në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan “Faktor”.

Spasov, vitin 2016, mund ta kujtojë si vitin në të cilin e ka vulosur karrierën politike ende para se vërtetë të fillojë.