“Apple” ka tejkaluar “Samsung”-un, duke u bërë prodhuesi kryesor i telefonave të zgjuar në tremujorin e fundit të vitit 2016.
 
Sipas kompanisë “Strategy Analytics”, “Samsung” ka dërguar 77.5 milionë njësi, ndërsa “Apple” ka dorëzuar 78.3 milionë smartfonë.

“IPhone” kap pjesën prej 17.8 për qind në shitje, ndërsa “Samsung” ka 17.7 për qind. Bëhet fjalë për një tremujor, por “Apple” dhe “Samsung” një kohë të gjatë po përballen në betejën kush do të jetë prodhuesi kryesor i telefonave të zgjuar për një ose dy pikë përqindjeje.

Duhet të theksohet se “Strategy Analytics” për disa vjet ka një reputacion të keq, kur u zbulua se ata kanë vendosur rezultate në raste të caktuara, kështu që konfirmimi është duke u pritur për rezultatet e “IDC” dhe “Gartner”.

“Këto janë rezultatet më të mira për “iPhone” vitin e fundit dhe “Apple” me sukses ka përfituar nga “Samsung” (probleme me pajisjen “Galaxy Note 7”), thotë kompania “Strategjia Analytics”.
Prodhuesit e tjerë kryesorë janë  telefoni kinez “Huawei”, “Oppo” dhe “Vivo”, me 10.2 për qind, 6.7 për qind dhe 5.8 për qind.