LR-PDSH-ja dhe Kryetari i saj, Ziadin Sela janë Falemnderues dhe Mirënjohës Përjetë solidaritetit të pa imagjinueshëm që të gjithë keni treguar gjatë këtyre ditëve me ne.
Mbështetja Juaj ka qënë një provë e jashtëzakonshme besimi dhe sinkronikisht përgjegjësi për të vazhduar me këmbëngulje Rrugën tonë evropiane të pakontestueshme.
S’ka pak ditë që Ziadin Sela është zhvendosur nga spitali në shtëpi, dhe kjo e fundit është kthyer në një qëndër dashurie dhe respekti nga numri i stërmadh i njerëzëve të cilët vazhdojnë ta vizitojnë për të shprehur mbështetjen e tyre.
Ju faleminderit nga zemra, ne jemi Një tashmë!
Partia jonë është gati të vazhdojë udhëtimin e saj në stabilizimin e një shteti të denjë për ne. Kryetari ynë z.Ziadin Sela është drejt një përmirësimi total, por ende ka nevojë për disa ditë pushim, para se të kthehet më i fortë se përpara. Ne mjekët insistojmë që të pushojë në qetësi këto ditë, ndaj lutemi përzemërsisht që vizitat të eleminohen deri në sanimin e tij të plotë.
Falenderojmë të gjithë shqiptarët në Maqedoni, ata në Shqipëri dhe Kosovë, në Mal të Zi e në Preshevë, ata në Diasporë, të cilët janë bashkuar duke e bërë kaq të madh Kombin tonë!
Zotërinj, ishim të ndarë, sulmuan një pjesë tonë, e menduan se ne do bashkoheshim vetëm për të luftuar, por ne i habitëm “vizionarët” e gabuar, ne u bashkuam, por u bashkuam me Urtësi dhe Paqe, të cilët janë virtytet e një Populli Hero!