Familjarët e Almir Aliut kanë paralajmëruar padi ndaj prokurores dhe gjykatëses së rastit, për shkak se janë të pakënaqur nga vendimi i shkallës së parë, shkruan Gazeta lajm.
“U dënuan vetëm 6 vite burg, këta familjarët tanë, Avdullai dhe Samiu u dënuan me nga 9 muaj, kurse Sedati me gjashtë muaj. Shifet qartë se është padrejtësi nga prokurorja Suzana Kosigevska dhe gjykatësja Maja Denkovska. Pas kësaj ne do të lëshojmë padi kundër prokurores Kosigevska dhe kundër gjykatëse Denkovska”, ka deklaruar për gazetarët një familjar i Almir Aliut.