Këngëtari boshnjak, Dino Merlin është manipuluar nga disa media maqedonase, të cilat e kanë nxitur të flas për situatën aktuale në Maqedoni. Ai i pyetur lidhur me situatën e krijuar të protestave që sipas disa mediave shpifet se po kërkohet ndryshimi i flamurit, Dino Merlin ka thënë se dielli maqedonas në flamur përgjithmonë le të rrezatojë dhe kjo të ruhet dhe asnjëherë të mos shuhet.