Gazetari e moderatori i njohur Adi Krasta, i cili është njëherazi edhe profesor i komunikimit ne Kolegjin Universitar AAB ka reaguar fort për vendosjen e tarifës 10 euro në Rrugën e Kombit, shkruan Gazeta Blic

Në dy statuse te posaçme në rrjetin social Facebook,Krasta e quan vendimin e qeverisë së Shqipërisë të nxituar, të pabalancuar e të gabuar.

Krasta udhëton ëdo javë në Prishtinë prej 15 vjetësh dhe lidhja e tij me Kosovën dhe vetë Rrugën e Kombit është treguar në një seri dokumentaresh personale me titull “Kosova Ime”.

Reagimi i Krastes për Rrugën është një nga të rrallët e tij në FB për shkak se njihet qëndrimi i tij i tërhequr në mediat sociale./Gazeta Blic