“Pas ndodhive të padëshiruara më 27 prill, për të njoftuar për takimin e frytshëm me zotin Ji. Edhe njëherë u rikonfirmua mbështetja e zgjedhjes sime për kryetar të parlamentit. U bisedua rreth nevojës për angazhimin gjithëpërfshirës të aktivitetit të kryetarit të Kuvendit që të mund të kthehet stabiliteti dhe funksionimi në bazë të përcaktimeve ligjore dhe rregullores”, deklaroi kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas takimit të sotëm me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji.

“Këmbyem mendime rreth të gjitha sfidave që pritet të ballafaqohemi në aktivitetet e mëtutjeshme. Kam siguruar që si kryetar Parlamenti, do të jem kryetar i gjithë deputetëve në Parlament, pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike dhe pa marrë parasysh deklarimit të tyre “pro” ose “kundër” meje”, shtoi Xhaferi.

Ai me këtë rast tha se të lënduarve në natën 27 prillit në Kuvend u dëshiron kurim sa më të shpejtë që t’u kthehen familjeve, aktiviteteve dhe punës në Parlament.