Ky është dokumenti ekskluziv që ka siguruar Gazeta Lajm, e që është dërguar nga Prokuroria Speciale deri te Komisioni Komunal  Zgjedhor në Çair, lidhur me dyshimet për manipulime zgjedhore në vitin 2011.

Dokumenti është dërguar më 15 tetor të këtij viti dhe ka të bëjë me procedurën parahetimore që Prokuroria Speciale Publike ka hapur lidhur me dyshimet për manipulime zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Aty kërkohen të dhëna lidhur me përbërjen e disa Këshillave Zgjedhore, shoqëruar me paralajmërimin se nëse nuk dorëzohen këto të dhëna, mund të pasojnë dënime deri më 5 mijë euro.

Në vazhdim ju sjellim dokumentin në gjuhën maqedonase, kurse më poshtë edhe përkthimin e plotë të dokumentit në gjuhën shqipe.

 

CILAT DALIN NGA PËRMBAJTJA E PËRCJELLJES SË PALIGJSHME TË KOMUNIKIMEVE

 

DERI TE:
– Komisioni komunal zgjedhorë Çair
Bul. “Hristijan Todorovski Karposh” nr. 5
Shkup

Në bazë të dispozitës nga neni 287 paragrafi 1 nga Ligji për procedurë penale, dorëzoj:

 

KËRKESË PËR DORËZIMIN E TË DHËNAVE

 

Në lidhje me procedurën para hetimore e cila udhëhiqet nën HCK-PO 212/16 në Prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes së paligjshme të komunikimeve për vepër penale Keqpërdorim të së drejtës votuese nga neni 161 nga Kodi penal, duhet të na dorëzoni:

 

  • Proces verbale për votime, mbledhja dhe vërtetimi i rezultateve nga KZ për vend votimet nr. 2890, 2891 dhe 2900, dokumente në origjinal (kopje nga përfaqësuesi juaj) në lidhje me votime për Zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 të mbajtura më 05 qershor të vitit 2011, për zgjedhje të deputetëve në Parlamentin e R. Së Maqedonisë.
  • Vendime për formim të këshillëve zgjedhore për vend votimet nr. 2890, 2891 dhe 2900
  • Listën zgjedhore për vend votimet nr. 2890, 2891 dhe 2900

Të dhënat e kërkuara t’i dorëzoni në adresë rr. “Franklin Ruzvelt” nr. 34, Shkup

Sipas nenit 287 paragrafi 4 nga LPP, përderisa nuk qaset pas kësaj kërkese Prokuroi publik mund t’i propozoj Gjyqit të caktoj dënim me të holla në lartësi prej 2500 deri 5000 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës, gjegjësisht personit zyrtar.

 

Prokuror publik për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve