Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka vendosur që të amnistojë personat e politikës, të pozitës dhe opozitës, ndaj të cilëve janë ngritur procedura hetimore, vendim ky i cili ka shkaktuar reagime të ashpra si nga brenda vendit, ashtu edhe nga jashtë.

Në listën e të amnistuarve gjenden Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Martin Protugjer, Zoran Zaev, Zoran Verushevski, Branko Cërvenkovski. Këto emra mund të gjenden në ”Gazeta Zyrtare”.

Ndërkaq, Tv Telma njofton se në këtë lisë gjenden edhe prokuroret speciale, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski.