Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot shpalli kompanitë më të mira shqiptare në Maqedoni. Ky projekt realizohet për herë të gjashtë dhe bën përzgjedhjen e kompanive më të fuqishme që gjatë vitit të kaluar kanë realizuar një performancë të caktuar dhe vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive falë një menaxhimi të suksesshëm të ndërmarrjeve të tyre. Në Top 100 zgjedhen kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni në bazë të tre kategorive kryesore, siç janë: qarkullimi i përgjithshëm vjetor, fitimi neto dhe numri i të punësuarve.

Fatmir Bytyqi, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së prezantoi qarkullimin vjetor të kompanive në katër vitet paraprake duke theksuar që ka një rritje prej 28.47%, kurse sa i përket neto fitimit, edhe pse ka rritje prej 20.49% nga viti 2012, si vit më i suksesshëm mund të llogaritet viti 2013 me fitim prej rreth 41.8 milion euro. Me gjithësej 5,077 persona të punësuar në kompanitë që përbëjnë TOP 100 deri në fund të vitit 2015 është shënuar një rritje prej 27.24%. për katër vitet e fundit.

“Trendi i orientimit të afaristëve të Maqedonisë në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimtarisë vazhdon. Duke u nisur nga kjo, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbështet kompanitë prodhuese dhe vazhdimisht mundohet të gjejë mundësi alternative për stimulim të prodhimit, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe zhvillimin ekonomik si parakusht për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria në përgjithësi dhe bizneset në veçanti.” – tha Nebi Hoxha, Kryetari i OEMVP-së.

Kompania NEPTUN morri çmimin e parë për sukseset e arritura gjatë vitit te kaluar dhe u shpall kompania më e sukseсshme për vitin 2015.

Si kompani e dytë më e suksesshme u shpall DAUTI KOMERC dhe në vendin e tretë u rradhit kompania BAS TUTI FRUTI.

Kompania KIPPER këtë vit u rradhit si kompania e katërt më e suksesshme në Maqedoni, kurse çmimin e pestë e morri kompania POFIX nga Tetova. Kompanitë tjera që u rradhitën në TOP 10 kompanitë më të mira ishin edhe Trim & Lum nga Struga në vendin e gjashtë, Alma M në vendin e shtatë, Instalacija nga Kërçova në vendin e tetë, Prince Enterprice në vendin e nëntë dhe Univerzal Komerc në vendin e dhjetë.

Në manifestim morrën pjesë edhe kryetaret e të gjitha odave ekonomike në Maqedoni, kryetarët e komunave, Ministri i Financave Kiril Minovski dhe Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

OEMVP synon të bëjë promovim të mëtejshëm të këtyre kompanive në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, si kompani potenciale për investime, lidhje të reja në fushën e tregtisë së brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, kompani që kanë mundësi të krijojnë vende të reja pune, kompani me përgjegjësi koorporative, kompani që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Sponzori gjeneral i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe manifestimit TOP është Eurosig, Bankë partnere ProCredit Banka, Sponzor Premium – Maya dhe sponzorët bronzë – EVN, Halk Banka dhe Stopanska Banka.



0

0a


VIDEO: