Nga Bashkimit Demokrati për Integrim, njoftojnë se z. Ali Ahmeti do te voton sot në ora 11.00 në fshatin e vendlindjes Zajaz të Kërçovës, ndërsa ai i RDK-së Vesel Memedi, një nga liderët e Aleancës për Shqiptarët do të votoj sot në ora 10:30 në shkollën fillore në Çajle të Gostivarit.

Gjthashtu paradite do të votojë në Tetovë, kryetari I PDSH Menduh Thaçi dhe kryetari I BESËS, Bilal Kasami.

Ziadin Sela i LR-PDSH do votojë në Strugë, ndërsa gjenerali Gëzim Ostreni, lider i UNITETIT, do votojë në shkollën fillore Vëllazërim Bashkim në qytetin e Dibrës.