Aktorja Erblina Ajazi u bë e njohur për publikun me rolin e ‘Plepit’ në serialin ‘O Sa Mirë’.

Ajo ishte pjesë e këtij seriali komik vendor për një sezonë dhe arriti të rrëmbej zemrat e adhuruese të këtij seriali, shkruan arbresh.info.

Por, ajo këtë sezonë nuk është më në ‘O Sa Mirë’.

Kjo ngase Erblina i është dedikuar studimeve që janë të sferës së gazetarisë, në nivelin bachelor në Universitetin e Prishtinës.