Sipas paralajmerive politike  formimi i qeverisë se re mund te ndodhe kah fundi i muajit maj, dhe me formimin i së ciles parashikon shtyrjen e proceseve reformatore perpara si prioritet dhe kusht qe vendi jo vetem te demokratiuzohet por dhe te hapen dyert per integrimin e saj sa me te shpejte ne strukturat euroatlantike.
Por, praprakisht, gjithsesi se duhet te veprohet conform ligjit dhe kushtetutes.
Profesori universitar Ylber Sela per TVM2 thote se ka ardhur koha e reflektimit te lidershipit politik, parasegjithash te presidentit Ivanov i cili tash me i ka konsumuar te gjitha lojrat politike dhe e ka të domosdoshme ta dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë.
Në rast se Ivanov vazhdon me kokfortësinë e tij për të mos dhënë mandatin, parlamenti do t’i shfrytëzojë mekanizmat e veta.
“Situata është shumë e qartë unë besoj që është moment i fundit që pas sugjerimeve dhe pas presionit që ka pas faktori ndërkombëtar drejt presidentit Ivanov i cili nuk e ka bërë detyrën e vetë ashtu siç duhet. Besoj se këto ditë ai duhet të jep mandatin mandatarit të ri shumicës së re qeveritare dhe nëse nuk e bënë atë noramlisht se parlamenti ka mekanizma që ta krijoj qeverin e re dhe kjo besoj se do të ndodh shuëm shpejt. Maqedonisë i duhet një qeveri reformuese të cilat do ta drejtojn shtettin drejt strukturave euroatlantike”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Edhe pse afati ligjor për formimin e qeveris së re nuk mund të jetë më shumë se 33 ditë, nga konstituimi I kuvendit, profesori Blerim Reka shpreson se brenda 10 ditëve do të formohet qeveria e re.
“Tani kjo shumicë paralamentare që ka zgjedhur kryetarin e kuvendit ka për detyrë urgjente të formoj një qeveri të pranuar dhe të votuar nga shumica parlamentare. Unë besoj se pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Maqedonia nuk do të jetë më ajo që ishte më herët. Detyra parësore do duhet të jetë sa më shpejt brenda 10 ditësh Maqedonia të ketë një qeveri kredibile dhe legjitime të votuar nga shumica parlamentare”, tha Blerim Reka, profesor universitar.
Profesorët janë të bindur se çfardo shtyerje e keti përocesi vetëm do të ngadalësojn tejkalimin e krizës.