Lionel Messi ka vendosur që këtë verë të bëjë diçka të rrallë, jashtë nga futbolli.

Ai do të martohet me Antonella Roccuzzo, në ditëlindjen e tij të 30-të, muajin qershor. Ylli i Barcelonës e ka fiksuar tashmë datën e martesës, sipas revistës argjentinase, “Primicias Ya”.

Çifti do të vendosë kurorë më 24 qershor, datë kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbush 30 vjeç.Për më tepër, sipas raportit mediatik në fjalë, çdo gjë është e rezervuar tashmë për Messin dhe Roccuzzo, që në qershor të përjetojnë një ditë të veçantë, duke përfshirë kishën dhe vendin për pritjen e dasmës.

Ceremonia do të zhvillohet në kishën e Rosarios. Leo Messi pritet të ftojë rreth 600 persona në martesë, duke përfshirë njerëz të famshëm nga të dyja botët, e sportit dhe argëtimit. Një pyetje e madhe, mbetet, gjithsesi. A do të ftohet rivali më i madh i Messit në futboll, Cristiano Ronaldo, për këtë ditë të veçantë të argjentinasit?