Këngëtarja Linda Halimi ka fituar edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH me projektin e saj ‘Botë’.

Në kombinimin e votave të jurisë dhe publikut, Linda e cila ka udhëhequr që prej fillimit të votimeve, ka fituar bindshëm duke lënë në vendin e dytë Genc Salihun.

I treti doli Dilan Reka teksa Yll Limani me ‘Shiu’ përfundoi si i katërti.

Lindita në emocionet e para pas fitores premtoi se do bëj më të mirën e saj.