Në sondazhin e realizuar nëpërmjet platformës online të portalit FOL, në pyetjen”Cili kandidat mendoni se do të fitojë në komunën e Zhelinës”?, nga gjithësejt 1315 të anketuar, rezulton që sipas sondazhit të realizuar nga aplikacioni  i veçantë për sondazhe, kandidati i Aleancës për Shqiptarët – Mahir Ziberi gëzon mbështetjen më të  madhe të ndjekësve të FOL-it, edhe atë 691 vota, apo shprehur në përqindje  52,55% , i  përcjellur nga   kandidati i Lëvizjes Besa-Blerim Sejdiu me 306 vota , apo 23,27% të votave të grumbulluara.

Në vend të tretë  rradhitet kandidati I bashkimit Demokratik për Integrim, ish Kryetari i komunës  së Zhelinës – Fatmir Izairi, i cili ka grumbulluar  281 vota, apo shprehur në përqindje 21,37% të votave . Përndryshe,  Fatmir Izairi drejtoi  komunën për dy mandate, ndërkaq në zgjedhjet e fundit të vitit 2017  pësoi debakël  nga kryetari aktual Blerim Sejdiu. Kjo është përpjekja e tij  e fundit ,  me tendencë të qartë hakmarrjeje, pasi që kjo është tentative  e tij e katërt për të fituar këtë komunë.

Poashtu në listën votuese të sondazhit , është edhe kandidati  i Partisë Demokratike Shqiptare,  Medin Nazifi që është rradhitur i fundit me gjithësejt 37 vota apo 2,1 % të votave të grumbulluara në sondazh.

Si    do që të jetë, ky është një sondazh online dhe nuk mund të flitet për një saktësi të madhe, pasi që mundësia për të votuar  i tejkalon kufijt e trupit votues të komunës së Zhelinës. Prandaj, tregues më i mirë  dhe I saktë do të jenë zgjedhjet e 17 tetorit, si dhe votuesit e komunës së Zhelinës  që edhe do të përcaktojnë të ardhmen e Komunës së tyre. /fol.mk

Kliko K Ë T U për të parë sondazhin!