Temperatura më e ulët prej ­6 gradë sot në mëngjes është matur në Krushevë, Berovë dhe Lazaropole, ­5 gradë janë matur në Mavrovë, ­4 në Gjurishte, Ohër dhe Shtip, ­3 në Kumanovë, Pretor dhe Strumicë, ­2 në Pozharane, Topollçan, Vinicë dhe Kriva Pallankë, ­1 në Prilep dhe Manastir, zero gradë në Demir Kapi dhe Tetovë, 1 gradë në Dojran dhe Shkup, ndërsa 2 gradë në Gjevgjeli.

 

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti sot në mëngjes në vend është me diell, i qetë dhe i ftohtë. Fryn erë e dobët nga drejtimi verior i cili më shumë është shprehur në vendet më të larta dhe në male. Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe i ftohtë.

Do të fryjë erë lindore e dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej ­10 deri në ­3, temperatura e ditës prej 1 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare veriore dhe temperatura deri në 5 gradë Celsius. Nga DPHM njoftojnë se për fundjavë dhe të hënën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë. Nga e hëna gjatë ditës vranësirat do të rriten, ndërsa nga e marta priten reshje të përkohshme të shiut dhe të borë.