Zakonisht dhimbja abdominale (e barkut) nënkupton dhimbjen që vjen nga organet që ndodhen në zgavrën e barkut, të cilat përfshijnë stomakun, zorrët, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit, pankreasin dhe shpretkën. Më së shumti këto dhimbje vijnë si pasojë e inflamacionit, megjithatë ato mund të ndodhin për arsye të paqarta. Shembull tipik për këtë është sindromi i zorrës së irrituar, kjo lloj dhimbjeje njihet ndryshe si dhimbje funksionale.

Një element shumë i rëndësishëm është karakteristika e dhimbjes, pra kur fillon në mëngjes, apo gjatë natës, është e vazhdueshme apo shkon dhe vjen, a ka lidhje me konsumimin e ushqimit apo të alkoolit, me menstruacionet? Ja cilat janë disa prej dhimbjeve më të zakonshme të barkut:

Dhimbjet e papritura nga ishemia e zorrës së trashë: Dhimbja e barkut që vjen papritur mund të sugjerojë një ngjarje të papritur siç është ndërprerja e furnizimit me gjak të zorrës së trashë (ishemia), ose pengimi i rrugëve të tëmthit nga lëvizja e gurëve në kanalet e tij. Kjo lloj dhimbjeje shtrihet zakonisht në pjesën e sipërme të anës së djathtë të barkut, aty ku lokalizohet dhe fshikëza e tëmthit, por edhe në mes të barkut dhe përhapet në shpinë.

Dhimbjet e apendicitit: Apendiciti gjenet në fundin e anës së djathtë të barkut, vazhdon përhapet rreth kërthizës dhe shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

Dhimbjet e shkaktuara nga gurët e tëmthit: Gurët e tëmthit zakonisht shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Dhimbjet e shkaktuara nga infeksionet: Dhimbjet infamatore (me shkak infeksionin) zakonisht rëndohen nga teshtitja, apo kollitja prandaj kur keni dhimbje të till këshillohet të qëndroni pa lëvizur.