Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë për një litër, publikoi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Në pajtim me vendimin e ri të Komisionit rregullator për energjetikë, EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim prej 64,50 den., EUROSUPER BS-98 për 66,50 den., ndërsa vaji Ekstra i lehtë për amvisëri për 40 denarë për një litër.

Çmimi i ri i EURODIZEL-it do të jetë 51,50 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit rritet për 2,172 den/kg dhe ai tani do të shitet me çmim prej 26,033 den/kg.

Komisioni rregullator për energjetikë kumtoi se çmimet e reja të benzinave janë për shkak të çmimit të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursit më të ulët të denarit lidhur me dollarin në periudhën e kaluar 14 ditore.