Shhruan:Qenan Aliu

 

Miq të dashur,
Sot u publikua informacioni se ekspert të Vmro-Dpmne-së shqyrtojnë mundësinë që të atakojnë pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Ivanovit për tërheqjen e abolimeve.
Ju siguroj se poqëse kjo inicijativë edhe do të ndodhë është më shumë se e sigurtë se këtë do ta bëjnë duke atakuar Plotësimin e Ligjit për falje të aprovuar para pak javësh.
Dhe Ju lutem, edhe atëherë theksuam se ky plotësim i Ligjit në fjalë është në kundërshtim me kushtetutën, sepse pati vetëm plotësim të nenin 11-a dhe asgjë më ndryshe. Pra ky nen iu plotësua nenit 11 të ligjit i cili ëshë i PA QENË në qarkullimin juridik të vendit për shkak se Gjykata kushtetuese këtë e bëri duke abroguar në tërësi Ndyrshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Falje të vitit 2009-të. Ndërsa parlamenti nuk e jetësoi këtë dispozitë si organ ekskluzivisht i vetëm meritorë për ta bërë ate.
Pra edhe kordinatori i Bdi-së Talat Xhaferi ishte propozues në emër të grupit parlamentar për plotësimin e Ligjit në fjalë, i cili pa hezitim është në kundërshtim me kushtetutën.
Dhe po të ndodhë kjo inicijativë e paralajmëruar do të delë e vërtetë se ky plotësim ashtu siç theksuam me kohë ishte një konstrukt i bandës politike Vmro-Bdi, sepse paramendimi është se me abrogimin e këtij plotësimi të ligjit nga ana e Gjykatës kushtetuese, juridikisht do të ABROGOHESHIN edhe PASOJAT JURIDIKE të prodhuara nga ky ligj, në rastin konkret tërheqja e abolimeve nga Ivanovi .
Kjo është stil kriminal i qeverisjes me vendin që pa dyshim përgjegjësi mbanë edhe organi më i lartë i vendit parlamenti.