Dashuria është ushqimi shpirtëror i marrëdhënies në çift. Por ekzistojnë edhe përbërës të tjerë që ë e bëjnë një lidhje sa më të shëndetshme. Një prej tyre fshihet në dhomën e gjumit. Nuk është ajo që po mendoni, kësaj here nuk do të flasim për seksin por për gjumin. Më saktë për të fjeturit përqafuar me partnerin. Kjo mënyrë të fjeturi është shenjë e lumturisë dhe përputhshmërisë së një çifti.

Profesori Richard Wiseman dhe bashkëpunëtorët e tij të University of Hertfordshire, realizuan një studim me mbi 1000 persona. Rreth 62 % e çifteve pranuan që flinin përqafuar me partnerin dhe kjo gjë ndikonte pozitivisht në mbarëvajtjen e marrëdhënies që kishin, 33 % e çifteve konfirmuan që nuk u pëlqente të preknin partnerin, -en gjatë gjumit, madje flinin me shpinë. Kurse një përqindje e vogël , më konkretisht 5% e pjesëmarrësve pranuan që flinin ballë për ballë më partnerin, por pa e prekur atë.

Sigurisht që nuk është e lehtë të flesh me një partner që gërhet, por mesa duket duhet të provoni përqafimet. Mund të funksionojë. Ndër pozicionet e preferuar të gjumit të përqafuar, janë fjetja nën një jastëk të përbashkët, pozicioni kur mashkulli ngjitet pas shpinës së partneres dhe e anasjellta. Në këto ditë të ftohta dimri, përqafimi mbetesh po ashtu një mënyrë e mirë për të mos ndjerë ftohtë./living/