Nëse je një femër e fortë dhe e sigurtë në vete, me siguri e ke provuar në lëkurën tënde se sa e vështirë është të gjesh dashurinë e jetës. Femrat e forta kanë më shumë vështirësi në krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë dhe të shëndetshme dhe faji, në fakt, nuk është i tyre.

Meshkujt nuk i përballojnë dot pritshmëritë dhe synimet e larta të femrave të forta, ndaj zgjedhin të nisin marrëdhënie me femrat e tjera që janë të gatshme të plotësojnë çdo dëshirë të tyre. Femrat e forta nuk kënaqen lehtë : ato kanë pritshmëri shumë të larta. Për këtë arsye, edhe nëse e duan shumë personin në krahë, prapë janë të afta ta lënë atë person të shkojë, nëse vënë re se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duan. Nuk janë nga ato femra që mund të hyjnë në diskutime më të thella, apo në kompromise, dhe e dinë shumë mirë se cilët persona kërkojnë të kenë në krahë.

Femrat e forta e dinë si ta gjejnë mënyrën që zëri i tyre të dëgjohet dhe nuk kanë frikë t’i thonë të tjerëve se çfarë mendojnë për ta, nëse kanë gabuar, apo nëse duhet të heqin dorë nga gënjeshtrat.

Këto lloj femrash, në të vërtetë, nuk kanë nevojë për një mashkull : si çdo femër tjetër kanë nevojë të ndiejnë përkujdesje dhe dashuri, por nuk kanë nevojë për një figurë mashkullore për t’u ndjerë të plotësuara.

Femrat e forta e kuptojnë shpejt se kur duhet të largohen, edhe nëse partneri u thotë të qëndrojnë. Ato e dinë kur ka ardhur fundi i një marrëdhënieje dhe nuk ngulmojnë të qëndrojnë më gjatë duke shpresuar, apo duke kërkuar për një mundësi të dytë. Ato besojnë me optimizëm se në të ardhmen do të gjejnë dikë më të mirë se personi që kanë lënë.

Femrat e forta nuk duan të konsiderohen asnjëherë si një opsion dhe nuk e tolerojnë t’i shohin si një në shumë të tjera. Ato duan një mashkull të sinqertë që do t’i respektonte në çdo ditë të jetës së tyre.

Femrat e forta nuk heqin dorë lehtë. Ato nuk largohen sapo u shfaqet një vështirësi, por gjithmonë kërkojnë të arrijnë atë që duan me çdo kusht. Mirëpo ato dinë ta pranojnë edhe një përgjigje “Jo”, madje një përgjigje e tillë nuk i bën të vuajnë, por i bëjnë më të forta në arritjen e sukseseve të tjera.

Edhe pse shumë persona mendojnë të kundërtën, edhe femrat e forta vuajnë, apo të paktën, kanë vuajtur në të shkuarën. Të jesh e fortë, plot kurajo dhe e palëkundur, nuk do të thotë të jesh e pathyeshme, por të jesh e aftë që dhimbjen ta kthesh në forcë. Ato dinë të duan fort, por të duan vetëm personat që e meritojnë vërtet dhe jo ata që luajnë me jetën apo zemrën e tyre.

Si përfundim, këto femra nuk duan konfirmime nga meshkujt që kanë përkrah. Konfirmimet i kërkojnë në mesin e sukseseve, shoqërive, si dhe të punëve të tyre, të cilat përbëjnë dhe tri aspektet më të rëndësishme të jetës së tyre.