qenan aliuShkruan:Qenan Aliu


 
 
 
Miq të dashur,

– Sepse nuk ka asnjë kusht plotësues për të drejtën e votës, përveç shtetësisë dhe të kesh të mbushura 18 vjet. QË DIKUSH TË MOS KETË TË DREJTËN E VOTËS DUHET TË JETË MINORË DHE TË MOS KETË SHTETËSINË E RM.

Kjo do të thotë se askush nuk ka të drejtë t’ia merë apo ndalojë të drejtën e votës, qytetarit madhorë i aftë për veprim dhe shtetas i RM.

– Bazë e përpilimit të Listës së përgjithëshme zgjedhore është Rregjistri për shtetësinë. Për ta fshirë apo për të mos e evidentuar në Listën zgjedhore një qytetarë, duhet organet të konstatojnë se është minoren (nuk i ka plotësuar 18 vjet), nuk ka shtetësinë e RM apo ka vendim të plotëfuqishëm të gjykatës për konstatimin e (PA)-AFTËSISË SË VEPRIMIT .

– Për tu konstatuar këta të dhëna, mund të hartohet dhe zbatohet metodologji e kryqëzimit të të dhënave, por në asnjë mënyrë qytetari që ka të plotësuara këta tre kushte kushtetuese, nuk mund të shlyhet apo të mos evidentohet në Listën e përgjithëshme zgjedhore. Çdo veprim ndryshe është politikë diskriminuese, antidemokratike dhe antikushtetuese.

– Për tu konstatuar cila do nga këto tre kushte, organi ka obligim ligjorë qytetarit ti dorëzojë AKTVENDIM për shlyerje nga Lista zgjedhore, të cilën qytetari ka të drejtë ta ankimojë, për te të ngritë procedura gjyqësore administrative deri në plotëfuqishmërinë e sajë.

Miq të dashur, bazuar në këtë,pa hezitim mund të konstatohet se Plotësimet dhe Ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhorë janë në KUNDËRSHTIM ME KUSHTETUTËN dhe Protokolet ndërkombëtare të rratifukuara nga Maqedonia.

Për çudi në seancën parlamentare koordinatori i Bdi-së deklaroi se këta ndryshime janë antikushtetuese por ata votuan PRO. Madje këtë e dinë edhe deputetët e opozitës maqedonase por për çudi edhe ata votuan PRO.

Nuk duhet askush të çuditet sepse PRO-ja ishte vetëm e vetëm se në listën e posaçme dhe në listën e ashtuquajtur të kontestuar përqindja apsolute e qytetarëve-votuesëve janë shqiptarë !?

Kjo është shkurt dhe SHQIP !

nisma

©fol.mk