Në tregun e teknologjisë konsiderohen celularët më të mirë në botë: iPhone 7 i ri dhe Galaxy S7 i Samsung, duke qënë shpesh i vështirë identifikimi i përparësive të secilit.

Qëkurse u prezantua iPhone 7, sigurisht keni qenë kureshtarë për risitë e tij në raport me pajisjet e tjera. Kjo është një listë me veçoritë më të rëndësishme të cilat do t’i gjeni vetëm në iPhone 7.

Kamerat e iPhone 7 Plus ju japin zmadhim optik deri në dy herë dhe zmadhim dixjital deri në 10 herë

iPhone 7 ju jep përparësi të plotë me kufjet e reja AirPods të Apple – të cilat janë pa kabllo.

iPhone 7 ka iOS, i cili ofron aplikacionet më të mira  – Kjo pasi zhvilluesit preferojnë më shumë iOS sesa Android. Për shembull, Nintendo do ta lançojë lojën “Super Mario Run” së pari në iPhone, para se të vijë në Android.