Problemi me mjekrën e dyfishtë në të shumtën e rasteve vjen si pasojë e peshës së tepërt trupore të përgjithshme.

Gjithkush që përballet me një të tillë, do të donte të dinte arsyet e vërteta pse shfaqet.

Një nga to është plakja. Me kalimin e viteve, lëkura e fytyrës e humb elasticitetin e saj dhe lëkura fillon e lëshohet duke bërë që mjekra jonë të duket e dyfishtë.

Dieta e gabuar është një tjetër arsye. Ushqimet e shpejta me shumë yndyrë dhe shumë kalori bëjnë që ju të fitoni peshë më shumë se që duhet, transmeton Indeksonline.

Gjenetika. Si shumë gjendje të tjera që trashëgohen, edhe mjekra e dyfishtë mund të ketë prejardhje gjenetike. Nëse prindërit kanë një të tillë, edhe fëmijët mund ta kenë atë.

Përkulja e vazhdueshme në llap top dhe telefon ndoshta ju duket si e pabesueshme mirëpo edhe kjo shkakton mjekrën e dyfishtë. Duke qenë të përkulur për një kohë të gjatë, lëkura tek pjesa e mjekrës merr formën e atillë që na bënë të dukemi sikur kemi mjekër të dyfishtë.