I.     Shikuar historikisht nga mëvetësimi i RMV ,Ligj për presidentin e shtetit pati të miratuar në vitin 1990. Ky ligj ishte i shpallur në (,,Gazetën zyrtare të RM ,nr. 38/90,,) dhe mbante emrin-ligji për zgjedhjen dhe shkarkimin e presidentit të RSM dhe zëvendësin e presidentit të RM-së.

Në pajtim me këtë ligj president i parë i RM nga Kuvendi pas aplikimit të sistemit shumë partiak u zgjodhë Kiro Gligorov . Në ligj përfshihej edhe posti i zëvedësit të presidentit i cili propozohej nga presidenti dhe zgjidhej në të njëjtën seancë plenare pas zgjedhjes së presidentit.

Atë kohë ,për shkak të numrit respektibil të mandateve në kuvend nga ana e Vmro-Dpmne-së, partia e cila nominoi Kiro Gligorovin, për mbështetjen e tij nga kjo parti u kushtëzua me postin e zëvendës presidentit nga rradhët e saj. Dhe sipas kompromisit të arritur zv/president u zgjodh Lupço Georgivski atëherë lider i Vmro-Dpmne-së. Mbase ky i fundit atë post e ushtroi një kohë të shkurtër dhe pas pak dha dorëheqje dhe kurë më nuk pati zgjedhje për këtë post.

Duhet theksuar se atë kohë në kuvend shqiptarët përfaqësoheshin nga Partia Për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Popullore me gjithsejtë 29 mandate të zgedhur me sistem mazhoritar dhe të kombinuar.

Në vitin 1994 u sollë Ligj për zgjedhjen e presidentit të RM (,,Gazeta zyrtare e RM, nr.20/94) dhe me dispozitat përfundimtare të këtij ligji u notua se pushon të vlejë Ligji për zgjedhjen dhe shkarkimin e presidentit dhe zv/presidentit të RM-së. Pra edhe pse kishte insistim nga përfaqësuesit e shqiptarëve në kuvend për postin e zv/president por kjo kërkesë fare nuk u përfill nga establishmenti politik maqedonas. Shmangja për notimin e këtij funksioni në ligj ishte vetëm që të mos insistohej që ai të jetë shqiptarë.

Dispozitat kushtetuese që u inkorporuan në kushtetutë lidhur me kreun që përcaktonte kriteret,mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe kompetencat atë botë thuhet se ishin produkt i insistimit të Kiro Gligorovit.

Në RMV nuk ka Ligj TË VEÇANTË për presidentin e shtetit si institucion, motivet për këtë janë politike. Zgjedhja,dhe kompetencat janë të përfshira vetëm në nëntë nene në kushtetutë. Ndërsa operacionalizimi i tyre është i notuar në disa ligje materiale siç janë: Ligji për mbrojtje, Ligji për Bankën Popullore të RMV, Ligji për të drejta dhe beneficionet pas kryerjes së mandatit etj etj. Ndërkaq Ligji për zgjedhjen e presdientit pushoi të vlejë kur kjo sferë u KODIFIKUA me Kod zgjedhor ku janë të përfshira zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.

II.   Çka nëse eventualisht dështon arritja e censusit në këto zgjedhje presidenciale ?

Dështimi i censusit historikisht nuk ka ndodhur në RMV, mbase censusi sipas normës kushtetuese nga 50% e trupit të përgjithshëm votues në vitin 2009 me insistim të Vmro-Dpmne-së dhe me pajtimin e Bdi-së u zvogëlua në 40% nga trupi i përgjithshëm votues.

Me këtë sigurisht se u zvogëlua edhe pesha politike e votës shqiptare. Në rast të dështimit të censusit në asnjë mënyrë nuk paraqitet krizë kushtetuese, ndërsa krizë politike PO.

Kush e ushtron detyrën në këtë rast ?

Ushtrimin e detyrës së presidentit në raste të përcaktuara me kushtetutë e bënë Kryetari i kuvendit dhe në atë rast i pushon e drejta e vendosjes (votimit) në kuvend për aq kohë sa e ushtron këtë detyrë. Dhe kështu raste ka patur dekadat e kaluara ; – Pati U.D president në vitin 1995 pas atentatit të K.Gligorovit ate e zëvendësoi kryetari i kuvendit Stojan Andov; – Patu U.D president në vitin 1999 disa ditë shprazëtirë ( Savo Klimovski ) duke zëvendësuar K.Gligorovin. Presidenti Boris Trajkovski ; – Pati U.D president pas ftakeqësisë ajrore të presidentit Trajkovski, ate e zëvendësoi kryetari i kuvendit Lupço Jordanovski, ndërsa për kryetar u zgjodhë Branko Cërvenkovski .

III.      Pra kjo çështje nuk është presedan por e normuar me kushtetutë.

E tani si bëhet ky transfer i Ushtruesit të detyrës president i shtetit ? Proceduar është e prëcaktuar me dispozitat e Rregullores për punën e Gjykatës Kushtetuese të RMV. Meqë dështimi i censusit nuk do të ishte një nga momentet e përcaktuara me kushtetutë se kurë pushon mandati i funksionit president, por thjeshtë do të bëhej fjalë për skadim të mandatit 5 vjeçarë e përcaktuar me kushtetutë. Në këtë rast Gjykata kushtetuese formon komisionin tre anëtarësht të cilët konstatojnë FAKTET në këtë rast skadimin e mandatit 5 vjeçar e që në rastin konkret është 12 maji, dhe Gjykata kushtetuese sjell Vendim me rasyetim konkret se egzistojnë kushtet për Ushtrimin e detyrës president nga ana e kryetarit të kuvendit. Në këtë rast Kuvendi sipas dispozitave kushtetuese duhet të shpallë zgjedhje presidenciale të reja të cilat duhet të organizohen në afat prej 4o ditësh.

Por çfar mund të sjellnin këto zgjedhje për këtë afat -është çështje në vehte?

Prandaj do të mbetej çështje e Kuvendit se a do ti hyjë ndryshimit të kushtetutës për kreun që rregullon zgjedhjen e presidentit duke përcaktuar model të ri për zgjedhjen e presidentit, do të zvogëlonte censusin apo do ta hiqte krejt. Pra kjo parimisht do të shkaktonte krizë politike por jo krizë institucionale apo kushtetuese.

Shikuar konstelacionin e forcave në kuvend nga proviniencat partiake dhe kohabitimin në mes tyre , dështimi i censusit do të implikonte edhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare , të cilat përsëri nuk do të dihej se çfarë mozaiku politik do të shpërfaqnin në kuvend. Demokracia nuk thuhet kot se është dialogim në vazhdimësi e jo vetëm në rast të krizave politike. Megjithate ajo përsëri ofron zgjidhje . (q.aliu)