Kur flitet për mikrovalët, zakonisht janë dy lloj mendimesh. Fillimisht janë njerëzit që nuk mund të jetojnë pa të, dhe në anën tjetër, të tjerët që nuk e përdorin asnjëherë, pasi mendojnë se është i pasigurt dhe shkakton probleme shëndetësore. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve i takojnë grupit të parë.

Zgjedhin mikrovalën për një darkë të shpejtë, pavarësisht se janë në dijeni për pasojat shëndetësore që mund të ketë, shkruan Periskopi. Duhet të përmendet se valet elektronike të mikrovalit që nxejnë ushqimin, mund të shkaktojnë dëme strukturore. Madje, sipas shkencëtarit zviceran, ushqimi i mikrovalës çon deri tek ndryshimet në gjak.

Mesa duket, mikrovalët shkatërrojnë strukturat në molekulat e ushqimit dhe i humbin të gjitha vlerat ushqyese të një përbërjeje. Kjo nënkupton, se ushqimi që hani, përveç që nuk ka asnjë vlerë ushqyese, mund të ju sjellë komplikime shëndetësore, transmeton Periskopi. Shumë nëna përdorin mikrovalët për të ngrohur qumështin e gjirit për fëmijët e tyre kur nxitojnë, por ato duhet të mendojnë dy herë para se ta bëjnë një gjë të tillë.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Stanfordit, qumështi i gjirit i ngrohur në mikrovalë, humbë të gjitha vlerat ushqyese dhe duhet të shmanget me çdo kusht. A mund ta besoni se në Rusi mikrovalët janë të ndaluar që nga viti 1976, për shkak të ndikimeve negative që kanë në shëndet, si: rrit rrezikun e dëmtimit të trurit dhe shkakton sëmundjet e harresës, dobëson imunitetin tuaj dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj ftohjeve dhe gripit, rrit rrezikun për tumor, si dhe ndikon negativisht në humorin tuaj, ju bën më nervoz dhe më të shqetësuar… Është vërtetuar se mikrovalët mund të kenë efekte të shumta negative në shëndetin tuaj, aq sa një pacient në Oklahoma kishte paditur një spital, që i kishte dhënë atij gjak të nxehtë nga mikrovala.

Atëherë pse të nxitojmë dhe ta përdorim një pajisje, kur i dimë rreziqet që mund t’i sjellë. Asnjëherë mos nxitoni, ngadalësoni dhe mendoni për pasojat. Fillimisht duhet ta keni primar shëndetin tuaj, pasi kur të përkeqësohet, më nuk ka kthim prapa!