Maqedonia Veriore po shpresonte të merrte datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni Evropian ka raportuar se ky shtet i ka bërë të gjitha detyrat në këtë drejtim, por ja që disa Shtete Anëtare nuk i marrin për bazë rekomandimet dhe të dhënat e këtij institucioni të lartë të BE-së, shkruan agjencia e lajmeve INA. Për fat të ketë kjo dëshmon rënie të kredibilitetit të institucioneve evropiane të cilat nuk kanë raportuar drejtë për rajonin e Ballkanit. Raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë Veriore, Shqipërinë dhe vendeve tjera shpeshherë nuk ka paraqitur drejtë të arritura dhe dështime e këtyre vendeve, nuk kanë paraqitur realitetin në terren. Ta marrin shembull kur Komisioni Evropian thotë se Maqedonia V. i ka plotësuar të kushtet dhe meriton fillimin e negociatave, Holanda si shtetë i pavarur thotë jo, duke argumentuar se në këtë shtet nuk funksionon drejtësia dhe peshqit e mëdhenjë që janë inkriminuar në vepra të rënda penale janë të lirë. O del ndonjë shtetë tjetër i cili i ka dhënat e veta për administratën e politizuar, ose për tenderët që marrin njerëz të lidhur me partitë politike. Ndonjë shtetë tjetër i ka të dhënat se në këtë vend akoma nuk ka barazi dhe solidaritet sa i përket investimeve në rajone të ndryshme. E vërteta është se disa nga Shtetet Anëtare të BE-së më nuk janë të gatshëm të marrë vendime politike sa i përketë Ballkanit. Ato kanë marrë një mësim të mirë me anëtarësimet e fundit ku janë anëtuasur vende që nuk i plotësojnë kriteret evropiane të konvergjencës. (INA)