Gazetari Milaim Zeka ka renditur disa arsye lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni, se përse një pjese e madhe e shqiptareve votuan per Zoran Zaevin.

Zgjedhjet në Maqedoni, përpos humbje për liderët shqiptarë, ishin një sinjal i qartë që këta njerëz është koha të merren me biznese private, po jo me politikë.

 
Nuk ka dyshim se në lojënpolitikeMaqedoni, janë përzier dhe vazhdojnë të përzihen shumë faktorë të jashtëm, të cilët kanë ndikim të madh tek elektorati, por edhe tek orientimi politik i lidershipit shqiptar atje.

Retorika e perdorur gjatë zgjedhjeve nuk ka bërë punë.
Patriotizmi ballkanik, çdo ditë e me shumë thahet, pasi njerezit normal duan punë, duan shërbime shëndetësore, duan shkollim, duan pensione, duan siguri, dhe mbi te gjitha ardhmëri.

Asnjerën prej këtyre nuk ia ka ofru kjo klase politike.

Madje, po ta vendosësh në peshoren politike, Ali Ahmeti është njeriu me përgjegjësinë më të madhe në këtë vend, pasi jo vetëm që nuk u tregua i zoti t’i çojë reformat politike përpara, por përkundrazi, luajti me marreveshjen e Ohrit, duke e lënë në heshtje atë, si dhe nuk bëri asnjë reformë brenda BDI-së.

Ai nuk diti ta menaxhojë as masakrën e Kumanovës, po as rastin e Sopotit, si dhe raste të tjera, ngase, ne mos ai, shumica e njerezve rreth tij ishin të kapur pisk nga Gruevski, në afera të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar ai në “Facebook”. /albeu.com/