Noziy është një ndër reperët më të pëlqyer dhe të kërkuar, nëpër koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe kjo mund të verifikohet mjaft lehtë nëse i hidhni një sy profilit të tij në Instagram.

Aty me siguri do të iu zënë sytë edhe makinat e shtrenjta apo orat që mban, të cilat i reklamon jo pak herë.

Së fundmi, ai ka zgjedhur të ndajë më ndjekësit luksin që i ka krijuar vetes me koncertet e shumta e punën e pandalur.

Këtë here reperi 30-vjeçar, ndodhet në makinën e tij, me një shishe shampanjë dhe tufa parash.

Mos vallë ajo tufë me para, është shuma që Noizy është paguar për një koncert?