Pjesëmarrja në votim në Komunën e Tetovë, sipas sekretarit të KKZ-së në Tetovë, Nazmi Dauti, deri ora 10:00 ka pasur ulje të votuesve krahasuar me rrethin e parë zgjedhor, edhe atë 4.8 apo rreth 4 mijë votues, njofton Fol.

Përndryshe në Komunën e Tetovës, garojnë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Teuta Arifi nga radhët e BDI-së.

Votimi ka filluar në ora 07:00 të mëngjesit dhe deri ora 19:00 duhet të votojnë 82 mijë votues.

Lëvizja Besa është në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa BDI me LSDM-në. /Fol/