Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga fillimi i vitit ka lidhur gjithsej 30 kontrata për prokurim publik.

Nëntë prej tyre janë bërë në katër sy ose pa tenderë, tregojnë të dhënat e Byrosë për Prokurim Publik. Nga këto marrëveshje për të cilat raportohet se janë nënshkruar me një procedurë pa shpallje paraprake të konkursit, më e madhe është ajo për dezinfektimin e vendvotimeve për mbrojtje nga KOVID 19. Vlen 17 milion denarë ose rreth 277 mijë euro.

Nga kontratat për të cilat ka pasur tenderë, më e larta është ajo për shtypjen e fletëve të votimit. Vlen 28 milionë denarë ose 455 mijë euro. Ndër marrëveshjet më të larta është ajo për transportin e materialit zgjedhor.