Të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, respektuan afatin e kodit zgjedhor për publikimin e shpenzimeve financiare në dhjetët ditët e para të fushatës elektorale.

“Afati i dorëzimit të raporteve financiare i pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore skadoi dje, dhe deri tek Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve në afatin ligjor raporte të tilla financiare dorëzuan të gjithë partitë politike.”, tha Ljupka Gugçeska, Zëdhënëse e KSHZ-së

Sipas raporteve financiare, partitë politike kanë paraqitur këtë llogari:

LSDM në xhiro llogarinë e saj ka mbi 9 milion denarë donacione, VMRO – DPMNE-ja 7 milion e 400 mijë denarë, BDI mbi 6 milionë e 600 mijë denarë kurse PDSH-ja ka bërë publike se në konton e saj në emër të donacioneve ka 602 mijë denarë, Lëvizja BESA ka paraqitur 4 milion e 120 mijë , Aleanca për shqiptarët 1 milion 145 mijë, Partia Liberale 436 mijë dhe Koalicioni VMRO për Maqedoninë 1 milion e 843 mijë denarë”
Në rast të mosrespektimit dhe shkeljes së afatit për dorëzimin e raporteve financiare, nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore si dënim do ketë ndalesën e pagesës për kompensimin e fushatës zgjedhore.
Ndërsa kodi zgjedhor parashikon se çdo individ që nuk bënë publike burimin e financimit të fushatës zgjedhore, do të dënohet me burg deri në pesë vite.
“Sipas Nenit 189 të kodit zgjedhor çdo koalicion, parti politike ose kandidat i pavarur, nëse në kohë nuk paraqet raportin financiar, do të duhet të paguaj dënim në vlerë prej 9 mijë eurove”, thuhet në Kodin Zgjedhor

Kodi zgjedhor obligon partitë politikë që të japin raport financiar edhe për pjesën e dytë të fushatës zgjedhore, ndërsa në afat prej tre muajve pas përfundimit të zgjedhjeve, partitë politike duhet të dorëzojnë raport përfundimtar financiar në lidhje fushatën zgjedhore.