Kompania amë, Snap, e aplikacionit për mesazhe Snapchat, ka listuar këtë të fundit në tregun amerikan të bursës, transmeton Klan Kosova.

Duke u bazuar në disa hulumtime të deritanishme, brendi me bazë në Kaliforni pritet të arrij shifrat nga 20 miliardë deri në 25 miliardë dollarë.

Kjo do të shënoj ngritjen më të madhe të stoqeve në Amerikë që kur gjiganti komercial nga Kina, Alibaba, është listuar në këtë treg dy vite më parë.

Snap ka refuzuar të komentoj rreth këtij veprimi.