Organizmi i njeriut, gjatë gjithë jetës së tij, akumulon stres dhe dëmtime që vijnë nga ambienti ku ai jeton. Në varësi të kodit gjenetik të gjithësecilit, faktorët ambiental ndikojnë në plakjen dhe uljen e kapacitetit fizik në forma të ndryshme.

 Ajo që njerëzit e kanë në dorë është procesi i ngrënies, i cili jo vetëm që i siguron trupit energji për kryerjen e procesve jetike. Mënyra se si ushqeheni përcakton edhe cilësinë e jetës. Të gjithë hamë, po jo shumë dinë si të ushqehen.

Lidhja në mes të stomakut dhe trurit është nga lidhjet më të komplikuara në organizmin e njeriut. Këtp dy sisteme komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të pandarë. Stomaku dërgon sinjale në tru si për të ngrënë ashtu edhe për të pushuar së ngrëni. Kur ne hamë, stomakut i duhen rreth 20 minuta që të dërgojë në tru sinjalin se është ngopur.

Mos lejoni që në këto 20 minuta të keni konsumuar sasi të pakontrolluar ushqimi sepse kjo gjë sjellë dhjamosje të padëshiruar. Hani ngadalë duke bluar ushqimin derisa të mos kuptoni se çfarë copëzash keni në gojë.