Mbrëmë i lajmëruam autoritetet ruse për vendimin tonë që të dëbojmë një diplomat rus, në konsultim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë, në solidaritet të plotë me Britaninë e Madhe, si dhe t’i mbrojmë interesat tona të sigurisë.
Këtë mbrëmë në Tuiter e shkroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që të dëbojë një diplomat të Federatës ruse.

Paraprakisht, ambasada ruse në Tuiter u pajtua me qëndrimin se “përgjegjësi të plotë për pasojat nga ky provokim dhe akt armiqësor pa precedent në marrëdhëniet Rusi-Maqedoni do të bart Maqedonia.