Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski e cilëson stabile gjendjen e sigurisë në vend.

“Gjendja e sigurisë në Maqedoni është në nivel të lartë dhe është stabile. Ne si Armatë dhe institucionet tjera po e ndjekim me vëmendje situatën e sigurisë dhe jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, ka deklaruar Jolevski.