Çdo narkotrafikant i arrestuar do t’i trembej ekstradimit në një burg në SHBA, pavarësisht pushtetit apo parave që mund të ketë fituar gjatë jetës.

Kështu ka ndodhur me “El Chapo,” drejtues i një prej karteleve më famëkeqe të drogës në Meksikë.

Pasi u arratis dhe u arrestua sërish falë një pakujdesie, ndërsa do t’i jepte një intervistë aktorit dhe regjisorit hollivudian, Sean Penn, policia meksikane arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte atë.

Në një video të kameras së sigurisë në qelinë e tij, “El Chapo” duket teksa fle i qetë, ndërsa një nga rojat e thërret duke e zgjuar.

Por, kthimi nga gjumi në realitet, duket se ka qenë vërtetë i ashpër për narkotrafikantin, pasi atë çast i është njoftuar vendimi se do të ekstradohet në SHBA.

Fytyra e tij flet mjaft qartë se çfarë ka ndjerë apo menduar “El Chapo” në atë moment. Por, një gjë është e sigurt, ajo është fytyra e një njeriu, i cili tashmë e di se çfarë e pret.