Përbërësit

20 kg speca djeges (ose të padjegëst, sipas dëshirës)
800 ml vaj ose vaj ulliri
100 gr kripë
120 gr sheqer
150 ml uthull
6-7 thelpinje hudher
Hapat
Fillimisht pastrohen specat dhe piqen.
Ashtu të pjekur i fusim në qese plastike dhe i lejmë për disa minuta që të zbuten dhe më pas i bluajmë.
Në një enë të madhe vendosim vajin dhe specat.
Fillojmë të ziejmë masën e përgatitur dhe në mënyrë të vazhdueshme e përziejm, deri sa të bëhet si krem.
Pak para përfundimit, i hudhim përbërësit tjerë.
Më pas i vendosim në enë qelqi dhe lihen ashtu në temparaturë të ftohtë dhe në vend të errët.