Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, jo më kot një shprehje thotë: mëngjesin hajeni si mbret, drekën si princ ndërsa darkën si varfanjak. E disa biskota të mira do të ishin zgjidhja perfekte, aq më tepër kur i ke përgatitur me duar e tua dhe kur e di se nuk janë vetëm të shijshme, por mbi të gjitha të shëndetshme. Prandaj mësoni se si t’i dhuroni fëmijëve dhe vetes tuaj mëngjesin që ju duhet.

Përbërësit: 6 gota miell, 1 gotë vaj, 1 gotë sheqer, 1 gotë kosë, 1 lugë të vogël sodë buke

Përgatitja: hedhim vajin në një enë, shtojmë sheqerin, kosin dhe në mielli hedhim sodën, e përziejmë mirë dhe më pas e shtojmë tek ena ku hodhëm përbërësit e tjerë dhe i trazojini të gjitha. Nëse masa është e fortë mund t’i shtojmë edhe ½ gotë kos. Masën e përgatitur e hap në tavolinë dhe e bën me format që dëshiron. Më pas spërkasim një tepsi me miell, marrim biskotat e prera në forma dhe i vendosim. Tepsinë e vendosim në furrë dhe piqini me 160 gradë, por kujdes soba të ketë qenë e ngrohtë më parë.